Avokati Arianit Koci ka bërë me dije se Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e presidentit Hashim Thaçi për zgjedhjen e qeverisë Hoti.
“U pezullu! S’kishte rrugë tjetër. Kosova s’po mundet me një qeveri e lëre më me dy. Gjykata Kushtetuese po e ndërton narracionin se Kosova është shtet normal me politikanë adoleshentë. Mos u ngutni priteni njoftimin me shkrim. Le të mos kuptohet ky status si presion mbi asnjërën palë. Urime!”, ka shkruar Koci në llogarinë e vet në “Facebook”.