Vehbi Kajtazi e Parim Olluri kanë genjyer, dje, për kinse sulmin ndaj faqes Insajderi.com, me qëllim të manipulimit të opinionit, duke e keqpërdorur, kështu, edhe besimin e opinionit publik. Se Kajtazi e Olluri kanê gënjyer për kinse sulm kibernetik ndaj Insajderi.com, këtë e ka dëshmuar edhe reagimi i policisë së Kosovës.
“Bazuar në veprimet e deritanishme, nuk janë gjetur dëshmi se kemi të bëjmë me sulme kibernetike. Policia e Kosovës në bashkërendim me prokurorinë do t’i marrë veprimet e mëtutjeshme për trajtimin e këtij rasti”, thuhet në përgjigjen e policisë së Kosovës, dhënë për Kallxo.com, gjatë ditës së sotme. Lajmin e plotë mund ta lexoni edhe në këtë link.
Insajderi.com bën të ditur se veprimi pasues i tyre me .org është përpjekje nga ana e tyre, që ka për qëllim shmangien e detyrimeve ndaj aksionarëve, të cilat deri më tani konsiderohen dëme te konsiderueshme, duke e bërë edhe vjedhjen e fanpage të të Insajderit në Facebook, bashkë me pronën intelektuale dhe bazën e të dhënave. Rrjedhimisht, ata kanë shkaktuar edhe dëmtim të imazhit, për ç’gjë ata do të mbajnë përgjegjësi direkte. /insajderi/