Lehtësimi i parë i masave kufizuese në Austri tre javë më parë, kur mijëra dyqane u rihapën dhe nisën gjithashtu shumë aktivitete prodhuese, nuk çuan në një nxitje të re të infeksioneve, tha Ministri i Shëndetësisë Rudolf Anschober.
Austria ishte një nga vendet e para që mbylli baret, restorantet, shkollat, teatrot, dyqanet jo thelbësore dhe vendet e tjera të takimeve, duke arritur të ulë rritjen e përditshme të rasteve të infeksioneve në më pak se 1% dhe të mbajë vdekjet relativisht të ulëta (vetëm 606 të raportuara deri më tani).
Mbështetur te këta numra, më 14 prill Austria u bë një nga vendet e para në Evropë që lehtësoi izolimin dhe bllokadën, duke rihapur edhe dyqanet deri në 400 metra katrorë.
“Ne nuk kemi asnjë indikacion për një rritje të infeksioneve. Situata është shumë, shumë e qëndrueshme, dhe kjo është me të vërtetë një situatë shumë pozitive,” tha Anschober.
Rritja ditore e infeksioneve, shtoi ai, është 0.2%.

SHPËRNDAJE