Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi ka kriyikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti që nuk e ka folur ende asnjë fjakë pas vdekjes tragjike të Agon Musliut në karantinën e krijuar nga Qeveria në Prishtinë.
Gjoshi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Albin Kurti gjatë bilancit të 100 ditëshit të Qeverisë u lavdua për gjiyhçka duke fshehur 100 dështimet dhe duke injoruar tërësisht vdekjen tragjike të Agon Musliut.
“Albin Kurti, Arben Vitia dhe Xhelal Sveçla nuk kanë ndërmarrë asnjë hap që do të ndihmonte zbardhjen e këtij rasti. Natyrisht se “heshtja” është plani i tyre për ta harruar këtë ngjarje. Përgjegjësia e tyre është lehtësisht e dëshmuar”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Betim Gjoshit:
ALBIN K. INJOROI MESAZHET PËR ËNDËRRAT E AGONIT DHE AS NUK U LODH TA PËRMENDTE EMRIN E TIJ
Në ditën e 100 të Qeverisë së tij, ishte dita e 10 pas vetëvrasjes së Agonit, por Albin K. nuk e tha asnjë fjalë të vetme. Ai heshti, ashtu siç ka bërë gjatë gjithë këtyre ditëve. Kjo është jonjerëzore.
Miq të mi!
Dje ishte ulur për 100 ditëshin e Qeverisë së tij, 50 prej të cilave i kaloi si i shkarkuar, dhe po lexonte mesazhet që sipas të gjitha gjasave ishin shkruar nga dora e një njeriu. Fjalët ishin pothuajse të njejta. E përçonin mesazhin e njejtë.
Mes mesazheve që lexoi kryeministri i shkarkuar, Albin K. ishte edhe ai i një prindi nga Gjermania, të cilit i paska thënë djali i tij i madh se do të kthehet në atdhe për të hapur një biznes të vogël.
Sigurisht se çdo kthim në atdhe, veçanërisht i të rinjëve, është i veçantë dhe të emocionon.
Por, Albin K. në 100 ditëshin e tij injoroi mesazhin që përcjellë ëndërra e një të riu që u kthye para gati dy javësh nga Gjeramania. Studenti i shkëlqyer Agon Musliu kishte shkuar në Gjermani për të vazhduar shkollën, por kur u kthye përkohësisht në atdhe për shkak të pandemisë, jeta e tij përfundoi në mënyrë tragjike. Albin K. injoroi mesazhin që përcjellë ëndërra e një të riu që shkon larg atdheut dhe larg familjes për t’u shkolluar, që nesër të kthehet për t’i shërbyer atdheut dhe familjeve tona.
Në ditën e 100 të Qeverisë së tij, ishte dita e 10 pas vetëvrasjes së Agonit, por Albin K. nuk e tha asnjë fjalë të vetme. Ai heshti, ashtu siç ka bërë gjatë gjithë këtyre ditëve. Kjo është jonjerëzore.
Albin K, Arben Vitia dhe Xhelal Sveçla nuk kanë ndërmarrë asnjë hap që do të ndihmonte zbardhjen e këtij rasti. Natyrisht se “heshtja” është plani i tyre për ta harruar këtë ngjarje. Përgjegjësia e tyre është lehtësisht e dëshmuar.