Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës ende nuk ka njoftim zyrtar se kur do të rifillojnë fluturimet e rregullta ajrore për në Republikën e Kosovës, qoftë nga Zvicra, qoftë nga ndonjë vend tjetër
Do të ketë fluturime nga Zvicra për në Kosovë duke filluar nga qershori ose jo? Kjo pyetje shtrohet gjithandej nga mërgimtarët në Zvicër dhe nga të interesuarit e tjerë, këto ditë kur kemi zbutje të masave ndaj pandemisë, si në Kosovë, ashtu dhe në Zvicër.
Lidhur me këtë çështje ka pyetur në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në atë të Shëndetësisë për gjendjen rreth fluturimeve nga Zvicra në Kosovë.
Përgjigjja, në vija të përgjithshme është se ende nuk ka ndonjë vendim përfundimtar për lejimin e fluturimeve të rregullta.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës ende nuk ka njoftim zyrtar se kur do të rifillojnë fluturimet e rregullta ajrore për në Republikën e Kosovës, qoftë nga Zvicra, qoftë nga ndonjë vend tjetër. Meqë jemi në kohë pandemie, fillimisht duhet të presim rekomandimet e Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike dhe të Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në përgjigjen që Minsitria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës ka dhënë për albinfo.ch.