Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se ka nisur shpërndarja e 4000 pakove ushqimore në familje në nevojë të kësaj komune.
Ai ka thënë se Festa e Fitër Bajramit do t`i gjejë të gjithë qytetarët e komunës së tij të mbushur plotë.
Postimi i tij i plotë:



Të gjithë qytetarët e komunës sonë do të kenë sofrën e Fitër Bajramit të mbushur plotë
Sapo filluam me shpërndarjen e pakove ushqimore për 4000 familje të komunës sonë, duke përfshirë familjet në asistencë sociale dhe familjet të cilat kanë mbetur pa të ardhura në këtë kohë pandemie si pasojë e vendimeve të qeverisë.
Nga 4000 pako ushqimore sa do të shpërndajmë sot dhe nesër tek secila shtëpi veq e veq në çdo fshat, 2000 pako ushqimore janë të financuara nga buxheti i komunës sonë dhe 2000 tjera nga donatorë, humanistë të ndryshëm, shoqata bamirëse, biznese, organizata vendore e ndërkombëtare dhe bashkëkombas nga diaspora jonë e dashur.
Falënderimet së pari i takojnë Zotit të madhërishëm dhe pastaj donatorëve humanistë për përkrahjen e tyre dhënë familjeve në nevojë në këtë situatë emergjente.
Pafundësisht mirënjohës ndaj kontributit të donatorëve të shumtë që na ndihmuan që në festën e Fitër Bajramit, të gjitha familjet e komunës sonë ta kenë sofrën plotë.
Vazhdojmë të bashkuar për njëri-tjetrin!

SHPËRNDAJE