Për shkak të reshjeve të shiu, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët sot kanë dalë në sheshet kryesore të Prishtinës për “performancën” e tyre, nuk po e mbajnë distancën sociale të rekomanduar nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë si masë mbrojtëse ndaj pandemisë.
Në pamjet që T7 ka sjellë nga sheshet e kryeqytetit është parë se disa qytetarë janë strehuar në hyrje të Teatrit Kombëtar, duke thyer kështu rregullin e distancimit social për shkak të pandemisë.
Ndërkohë, kjo “performancë” e aktivistëve të VV’së po përcjellët nga forca të Policisë së Kosovës si dhe nga KFOR’i.

SHPËRNDAJE