Karateisti shqiptare nga Shkupi, por qe vete Enveri nuk ka shume qejf ta lokalizojme me Shkup sepse thote se jam i gjithe shqiptareve, ka pasur fatin e tij te madhe qe te nderohet me merite per se gjalli, e madje ne moshen me te mire.

Ai, dikur i bente krenare femije e burra duke korrur suksese ne fushen e tij, pra ne karate, ku ishte motiv edhe ne luften tone clirimtare, ku Enveri nuk hezitoi te kontribuon edhe personalisht, pa kursyer asgje.

Per Enverin duket se tashme sukseset nuk jane dicka interesante apo qe ngjallin ndonje entuziazem tek ai, pasi qe ndere vite shume shkolla e sheshe kane marrur emrin e tij. Shume qytete e kane shpallur si qytetare nderi. Lider, President e Kryeministra e kane nderuar me dekorata e me medalje si ndere i kombit, pra, te gjitha keto qe per dike jane vetem enderr, Enveri i ka arritur ne moshen me te mire.

Se fundi, dikush ka vendosur qe jeten e karatistit tone kampion ta prezantoje edhe permes kenges, te cilen ju ftojme ta degjoni ne linkun me poshte.

SHPËRNDAJE