Presidenti amerikan Donald Trump sot do të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas agjendës publike të presidentit amerikan në ora 11:00 të paradites me kohën lokale të Washington DC, e që i bie ora 17:00 me kohën lokale të Prishtinës, Trump do të përshëndes formalisht kryeministrin Avdullah Hoti dhe Presidentin Aleksander Vuçiq në zyrën ovale e cila është edhe dhoma kryesore e punës së presidentit amerikan.

Pas përshëndetjes formale, në ora 11:05 sipas agjendës, Presidenti Donald Trump do të mbikqyrë ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes kryeministrit Hoti dhe presidentit Vuçiq në ‘Dhomën Roosevelt’.

Më pastaj në ora 11:15, presidenti Trump do të marrëpjesë në takim trepalësh me Hotin dhe Vuçiqin në Zyrën Ovale aty ku presidenti amerikan ka hapsirën e tij të punës.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes do të bëhet në ‘Dhomën Roosevelt’ e cila ndodhet në pjesën perëndimore të Shtëpisë së Bardhë.

Kjo dhomë ndodhet përballë Zyrës Ovale e cila është dhoma kryesore e punës së presidentit amerikan. ‘Dhoma Roosevelt’ është emëruar sipas presidentëve amerikanë Theodore Roosevelt dhe Franklin Roosevelt të cilët edhe e kanë dizajnuar pjesën perëndimore të Shtëpisë së Bardhë.

Vitin e kaluar Fillimisht The Washington Post kishte  paralajmëruar nënshkrimin e ujdisë në mes të Kosovës dhe Serbisë në Kopshtin e Trëndafilave (Rose Garden),  në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, ku janë firmosur ujdi historike, si  ishte marrëveshja e vitit 1994, ndërmjet ish-kryeministrit izraelit, Jitzak Rabin dhe ish-mbretit jordanez Husein, nën ndërmjetësimin e ish-presidentit Bill Clinton.

SHPËRNDAJE