Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbështetur nënshkrimin që ndodhi pak minuta më parë në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë në prezencën e presidentit amerikan Donald Trump.

Thaçi ka shkruar se e përshëndet nënshkrimin e marrëveshjes dhe lidershipin e administratës Trump për arritjen e kësaj marrëveshje, raporton Gazeta Express.

“E përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Ëashington sot. Mirënjohës Shtëpisë së Bardhë, presidentit Donald Trump dhe Emisarit Richard Grenell për lidershipin e tyre në këtë process. Kosova tani do të vazhdojë të punojë në zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe vazhdimin e konsolidimit të brendshëm dhe të jashtëm”, ka shkruar Thaçi.

 

SHPËRNDAJE