Ish-kryeministri po vazhdon të këshillohet nga amerikani me prejardhje kineze, Tienmu Ma, të cilin e ka angazhuar që nga viti 2014.
Ai po vazhdon të qëndroj në Kosovë ilegalisht dhe para 5 ditëve është parë afër Kurtit në një postim që vet Kurti ka bërë në Facebook.
Për shkak të mos paraqitjes së dëshmive bindëse, komisioni qeveritar ia kishte refuzuar leje qëndrimin konsulentit të Kurtit ndërsa seanca e shkallës së dytë për këtë çështje, sipas burimeve të Indeksonline mbahet këtë të mërkure (nesër ora 13:00).
Sipas të njëjtave burime, njeriu i afërt i Albin Kurtit nuk ka paraqitur asnjë dokument valid që dëshmon të ardhurat e tij dhe kriteret tjera të nevojshme për ta marrë leje qëndrimin në Kosovë.
Periskopi posedon dokumentet zyrtare të refuzimit të leje qëndrimit për konsulentin e Kurtit.
Muaj më parë kur këshilltari i Kurtit, Tienmu Ma, kishte aplikuar për leje qëndrimi, në media është raportuar se Albin Kurti kishte bërë presion si kryeministër tek drejtuesit e Divizionit për të Huaj në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Tienmu Ma, si këshilltar i kryeministrit Albin Kurtit ka pasur qasje të plotë në të gjitha dokumentet shtetërore të zyrës së kryeministrit të Kosovës duke përfshirë edhe dokumentet e klasifikuar.
Komisioni që do ta trajtojë të mërkurën lëndën e këshilltarit të Albin Kurtit sipas burimeve të sigurta të Periskopit, përbëhet nga këta zyrtarë të Qeverisë LDK-AAK:
Agron gashi – Zyra e Kryeministrit, kryesues i komisionit,
Arben Kqira – Ministria e Brendshme,
Bashkim Shala – Ministria e Arsimit,
Leutrim zabelaj – Ministria e Punës.
Kush është Tienmu Ma:
Në raportimin e vitit të kaluar në komisionin Ad Hoc të Kuvendit të Kosovës për dëbimin e gjashtë gylenistëve nga Kosova, presidenti Hashim Thaçi, kishte refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të Komisionit Hetimor Parlamentar, pasi thoshte se i druhet ekspertit të huaj ligjor të angazhuar nga Komisioni.
Thaçi aludonte në ekspertin ligjor, amerikani Tienmu Ma, i cili aso kohe ishte këshilltar i Lëvizjes Vetëvendosje. Pati thënë se Tienmu Ma është i afërt me Sami Kurteshin, aso kohe anëtarin e Komisionit Hetimor për “Gylenistët”.