Në një intervistë për “Presheva Jonë” deputeti nga rradhët e Lëvizjes Vetvendosje, z. Eman Rrahmani, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, si në aspektin e zhvillimeve në vend, por edhe për ato të rrafshit të jashtëm, e sidomos për marrëveshjen e fundit mes Republikës së Kosovës dhe të Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, javën e kaluar.
Rrahmani ka thënë se qeveria Hoti është jo-legjitime dhe se kjo ka qenë arsyeja pse nuk kanë pranuar që të jenë pjesë e diskutimeve para udhëtimit të delegacionit të Kosovës për në Washington, pasi që gjithnjë sipas tij, ata e kanë vjedhur vullnetin e qytetarëve, dhe e vetmja rrugë për normalizim, është që të kthehen tek sovrani.
“Presheva Jonë”: z. Rrahmani, si e vlerësoni situatën aktuale politike në rrafshin e brendshëm, në Republikën e Kosovës?
Rrahmani: Natyrisht se është njëra ndër qeveritë më të dobta që ka pasur Republika e Kosovës ndër vite, natyrisht edhe për shkak të gjendjes emergjente në të cilën jemi për shkak të pandemisë, është një qeveri jo proporcionale në të gjitha aspektet, për të qeverisur si për të rikthyer ringjalljen ekonomike, por edhe për të riorganizuar sistemin e shëndetësisë, ne e kemi një ministër të shëndetësisë i cili nuk e din as se cka është Paracetamoli, e lëre më me bë organizim të shëndetësisë ku nga zero raste të Arben Vitisë, arritëm deri tek 400 raste në ditë të infektuar, e që sic e dini, u paralizua i gjithë sistemi shëndetësorë.
Në këtë aspekt, Kosova qëndron jashtzakonisht keq në të gjitha matjet që janë bërë nga organizata apo institucionet tjera të huaja, nga ndërë vendet më të mira në botë për menagjim, ne vendin më të keq për kokë banori.
Në aspektin ekonomik, jemi duke shkuar drejt kolapsit ekonomik, nuk janë marrë asnjë nga hapa që janë paraqitur nga qeveria Kurti. Ne e dim se para se të formohet kjo qeveri, ata patën tentuar 1,1 miliardë pako për rikëmbje ekonomike, kurse në kuvend e kanë sjellë një pako prej 170 milion, as 15% e asaj që kanë premtuar. Në këtë aspekt, është gjendje jo e mirë dhe me të thënë të drejtën, kjo qeveri është rëndim më i madhë i kësaj situate.
“Presheva Jonë”: A do të ishte mirë qe Albin Kurti të kishte shkuar në Shtëpinë e Bardhë, pasi që atje nuk pati thika në hartë, cka do të kishte bërë ndryshe Kurti nga ai takimi i ëashingtonit?
Rrahmani: Fillimisht, nuk shkohet në negociata pa e ditë se cka ki me fol. Këta njerëz, kjo qeveri, edhe gjatë seancave ku kemi kërkuar se cka do të bisedohet në këto negociata, nuk janë përgjegjur, sepse nuk e kanë ditur as për vete se cka kanë me negociu e me nënshkru, qe besa u pa nga pamjet se as nuk e kanë lexu cka kanë pasur para vetes për të nënshkruar, ka qenë thjesht urdhër.
Nuk mundesh me shku në negociata të reja, pa i analizuara ato të vjetrat, me identifiku se cka është zbatu, cka është refuzu të zbatohet, cka kemi përfitu si dhe gjëra të ngjashme, pasi në letër mund të bësh sa të duash marrëveshje, por të cilat nuk kanë zbatim aspak në praktikë. Marrëveshjet të cilat janë nënshkruar e që kta po i paraqesin si të suksesshme për Kosovën, kjo me të vërtetë është e turpshme. Janë deklarata publike edhe të kryeministrit Hoti e edhe të kryetarit të partisë e të gjithë liderëve të tjerë ku cdo ditë kanë shkruar kundër mini-shengenit, e sot e thonë atë se ajo është e mirë për Kosovën.
“Presheva Jonë”: A ka fuqi Kosova me e ndalë një politikë amerikane, e pam edhe hutinë e Vuciqit kur e përmendi bartjen e ambasadës serbe në Jerusalem?
Rrahmani: Pikërisht ky është problemi që po themi se duhet të përgatitet terreni para se të shkohet, e jo të befasohemi me gjithcka që sheh atje kur të shkosh, nëse shkon kështu, atëherë ti kur të shkojsh atje, problem është me u kthy prapa, prandaj duhet një dakordim i parakohshëm, që tema të cilat janë me u diskutu edhe limitet se deri ku mundesh me shku ti si shtet. Këta duke e ditë se nuk kanë mbështetje popullore e legjitimitet, e kanë vazhduar një proces të dëmshëm duke cënuar integritetin territorial, politikën e jashtme, zhvillimin ekonomik, pra kanë qenë marrëveshje të cilat edhe vetë Serbia nuk do të kishte ditë t’i arritë këtë të mira që ia kanë bërë këta tanët.
“Presheva Jonë”: A ka pas Albin Kurti një plan se si do t’i qasej bisedimeve?
Rrahmani: Ne e kemi paraqitur planin e negociatave edhe gjatë edhe pas fushatës zgjedhore e edhe së fundi, janë pikat të cilat duhet të merren parasyshë. E para është rishikimi i marrëveshjeve të arritura, e dyta është një plan i përbashkët i të gjithë spektrit politik se kah e si duam të shkojmë në këto negociata, nuk mundet një individ apo politikan të vendos për fatin e Kosovës dhe popullin e saj. Duhet të gjithë bashkarisht ta formulojmë strategjinë e të shohim se cka mund e cka duhet të përfitojmë nga këto marrëveshje, por, për neve është e sigurt se ky vend ka nevoj për qeverisje të mirë, kërkesa e qytetarëve nuk është që të merremi me negociata, e katërta apo e pesta në të gjitha sondazhet është ku qytetarët thonë se bisedimet janë prioritet. Ne kemi prioritet problemet shëndetësore, arsimin e të gjitha këto probleme të brendshme e ku po mbeten peng shkaku i zhvillimeve nga kjo qeveri koti.
“Presheva Jonë”: Qeveria aktuala ju ka ftuar të gjithëve që të jeni pjesë e diskutimeve të brendshme e potencialisht pastaj edhe e negociatave. Pse keni marrë vendim të mos i përgjigjeni këtyre ftesave?
Rrahmani: Ne nuk mundemi me diskutu, pasi që diskutimi do ta legjitimonte një person sic është z. Hoti. Fillimisht duhet të shkojmë në zgjedhje, duhet t’i kthehemi sovranit që ai të vendos se kush duhet të i përfaqësojë, për shkak që këta njerëz e kanë vjellur vullnetin e qytetarëve, ne nuk mundemi me e legjitimu këtë vjellje, kjo është arsyeja që nuk mund të legjitimohen këta persona.
“Presheva Jonë”: A keni ju ndonjë kandidat që do ta prezantonit si unifikues për president të Republikës?
Rrahmani: Ne besojmë që zgjedhjet do të jenë para se të vijë koha e presidentit, pasi që nuk mundet ashtu me këtë qeveri që ka vënë në rrezik ekzistencën e republikës, kështu që në momentin që të kemi zgjedhje të reja e kemi një kuvend i cili e përfaqëson interesin e qytetarëve, atëherë nuk do të ketë asnjë problem për zgjedhjen e presidentit. Do të zgjidhej një president emri i të cilit nuk ka rëndësi, por që do të ishte a-politik dhe i pa ndikueshëm.
Nuk besoj që do të ketë mundësi të kemi president koncensual në këto kushte, e dim se presidenti votohet prej deputetëve, nuk mundesh me e pa me pozitivitet këtë proces, jemi duke e parë se cfarë njerëz janë duke u vendosur në cdo pore të institucioneve, njërëz të korruptuar, të pa arsimuar, madje edhe me shkollë fillore bëhen njerëz zëvendësministra, kështu që edhe me mendu që do të ketë bashkëpunim me këta njerëz, është problem. Këta njerëz duhet të largohen sa më shpejt.
“Presheva Jonë”: A do ta ftoni Vjosa Osmanin në Vetvendosje, cila do të ishte hapsira e saj në subjektin tuaj nëse pranon që tju bashkohet?
Rrahmani: Ne i ftojmë të gjithë ata që mendojnë, besojn e veprojnë konform parimeve të Vetvendosje!. Duhet këto gjëra që të diskutohen në kryesinë e lëvizjes, për ndryshe, lëvizja është e hapur për secilin idivid, qoftë qytetarë i thjeshtë i cili mendon se mund të kontribuoj për të mirën e vendit. Ne kemi shumë bashkëpunim të mirë me kryetaren e kuvendit, kështu që me kohë do të shihet se si do të ndodhë ky bashkëpunim, por deri tani është një bashkëpunim shumë i mirë, mes kryeparlamentares dhe subjektit tonë.dakordim i parakohshëm, që tema të cilat janë me u diskutu edhe limitet se deri ku mundesh me shku ti si shtet. Këta duke e ditë se nuk kanë mbështetje popullore e legjitimitet, e kanë vazhduar një proces të dëmshëm duke cënuar integritetin territorial, politikën e jashtme, zhvillimin ekonomik, pra kanë qenë marrëveshje të cilat edhe vetë Serbia nuk do të kishte ditë t’i arritë këtë të mira që ia kanë bërë këta tanët.