Qeveria e Republikës së Kosovës, në fillim të pandemisë Covid19, me të drejtë kishte mbyllur një numër të madhë të bizneseve, përfshirë këtu edhe banjat shëruese e rehabilituese  në ndërkohë që gjendja dalë ngadalë ka filluar t’i rikthehet normalitetit dhe bizneset apo institucionet shkollore po i hapin tyert, të vetmet që po mbesin ende të mbyllura, janë banjat, e që në fakt është tepër e pakuptimt.

Qytetarë të shumtë i kanë shkruar edhe portalit “Presheva Jonë”, si për shumë qështje tjera edhe për këtë shqetësim të tyre duke na pyetur se kur pritet të hapen ato, kjo pasi që ka kohë që ata të obliguar për shkak të nevojave shëndetësorex duhet të frejuentojnë banja në Serbi e Shqipëri thuja atje nuk paska virus, shto këtu koston më të lartë që qytetarë duhet të paguajn, por edhe shërbimet të cilat, në raport me banjat në Kosovë, lënë për të dëshiruar.

Në anën tjetër, në një reagim të tyre në facebook, banja më e madhë në Kosovë, ajo e Kllokotit “Nëna Naile” kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhje me mos marrjen e asnjë vendimi nga ana e qeverisë, duke kërkuar reagim dhe marrje të masave.

Ja çfarë kanë shkruar ata në facebook.

Banja shëruese rehabilituese NËNA NAILE dhe banjatë tjera në Kosovë,
po bëhen 6 muaj që me vendimin e Ministris së Shëndetësis janë mbyllë!
Banjatë nuk janë salla sportive.
Salla të ahengjeve.
Kuvendi i Republikës dhe kuvende të komunave.
Shkolla etj.
Spitaletë ku shërohen dhe rehabilitohen nevojtarët, nuk ja mbyllë.
Përsoneli mjeksorë i banjave shëruese rehabilituese qe 6 muaj nuk punonë!
Përsoneli mjeksorë i spitaleve dhe shtëpiave të shëndetitë punonë!
Cila është arsyeja që të smurit që kanë nevojë për shërim dhe rehabilitim në banja në Kosovë u denuan nga Ministria e Shëndetësisë, mos me pasë të drejtë ME U SHËRUAR DHE ME U REHABILITUER NË BANJA TË KOSOVËS?!

 

SHPËRNDAJE