Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis deklaroi se kthimi për në Turqi i anijes kërkimore turke “Oruc Reis” është hapi i parë pozitiv në uljen e tensioneve mes dy vendeve.

Kthimi i ‘Oruc Reis’ është hapi i parë pozitiv. Shpresoj që të ketë vazhdimësi në këtë aspekt. Ne duam të bisedojmë me Turqinë, por në një klimë ku nuk do të ketë provokime, tha kryeministri Mitsotakis.

Ai tha gjithashtu se dialogu është mënyra e vetme për të tejkaluar problemet që kanë dy shtetet sa i përket përcaktimit të kufirit ujor.

Por Turqia ka hedhur poshtë dhe ka shuar çdo iluzion nga ana e shtetit grek, pasi deklaroi se anija do rikthehet për të filluar kërkimet në ishullin grek Kastellorizo.

Turqia nuk po heq dorë nga të drejtat e saj në Mesdheun Lindor, ndërsa anija e saj kërkimore u kthye në breg, tha ministri turk i mbrojtjes.

SHPËRNDAJE