Pas marrjes së vendimit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me kryeministër z. Avdullah Hoti, që të themelohet zyra e posacme për Luginën e Preshevës, kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve, z. Ragmi Mustafa, në një prononcim për “Presheva Jonë” ka thënë se janë të kënaqur për këtë vendim të qeverisë së Republikës së Kosovës, por që duhet ta pranoj se nuk jam entuziast, pasi që u deshtën plot shtatë vite që të marrë kuptim ajo rezoluta e atëherë deputetit, sot kryetarit të Gjilanit, z. Lutfi Haziri.
Mustafa ka thënë se është më se e nevojshme ndihma për Luginën nga Republika e Kosovës dhe për cdo veprim konkret, i jemi falemderues dhe shprehim gadishmërinë që të bashkëpunojmë.
“Vlersoj lartë marrjen e një veprimi të tillë nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke shpresuar që të mos mbesë vetëm si tentativë për veprime konkrete, në raport me ndihmën e patjetêrsueshme për shqiptarët e Luginës nga Repulika e Kosovës dhe jo vetëm.
Duhet theksuar se u deshën shtatë vite që nga rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës për Luginën, e inicuar nga atëherë deputeti, sot kryetari i Gjilanit, z. Lutfi Haziri që të vijmë në një ditë si kjo, ku qytetarët mund të shohin me më shumë optimizëm kah Kosova.
Pra, sic e thash, jemi të kënaqur nga ky veprim, por jo të entuziazmuar, pasi që mendoj se ky veprim do të ishte vetëm fillimi i punëve konkrete për shqiptarë nga Lugina, si për ata që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ashtu edhe për ata që jetojnë e punojnë në Republikën e Kosovës”, është shprehur z. Mustafa.