Ka nje kohe qe Presidenti i Federates se Futbollit te Kosoves eshte cak i sulmeve “nen brez” nga ana e mediave, por edhe nga disa udheheqes te klubeve, pikerisht nga udheheqes te klubeve te dyshimta per manipulimet me rezultate te ndeshjeve, ose thene me sakt, per kurrdisje te rezultateve.
Se fundi, pas rritjes se transparences ne FFK dhe mbrojtjes se pa kompromis te interesit te ketij institucioni nga ana e Presidentit Ademi, kemi pare edhe sulme nga disa media, te cilat punen e tyre e kane te koncentruar mbi presione e shantazhe, si metode per te arritur deri tek perfitimet materiale per redaksite e tyre, e sidomos pas nenshkrimit te kontrates per te drejtat televizive, ku FFK duke e mbrojtur interesin e institucionit te vete dhe perfitimit per klube, ka vendosur qe te nderroje partnerin mediatik, e ku si rezultat kane arritur te nje kontrate 70% me e mire, per shitjen e te drejtave te transmetimit te ndeshjeve.
Perkunder ketyre, sot kemi media qe paturpesisht e sulmojne federaten per cdo gje, edhe nese ne nje “termin futbolli” diku ne ndonje lagje te Prishtine ndodhe ndonje problem, mundohen qe pergjegjes ta bejne kryetarin Ademi, e ku shihet qarte se qellimi eshte gjunjezimi i ketij njeriu, e pastaj ata ti fusin duart ne federate, e ta bejne “Kandahari”, ashtu sic kane ditur ta bejne cdo institucion ne vend.
Si per ironi, sot Presidentin Ademi e ka nderuar institucioni me i besueshem ne vend, madje nderkombetare, e ka nderuar KFOR-i, institucion ky ndoshta tek i vetmi ku qytetaret shqiptare kane besim dhe mbeshtetje te pa rezerve.
Ky shperblim, per z. Ademi do te duhej te ishte motiv shtese qe te mos dorezohet per ta bere futbollin e Kosoves lider ne Ballkan dhe me gjere.