Mbretërit” arritën të marrin një fitore të rëndësishme dhe t’i japin fund rezultateve të këqija, por pas ndeshjes, më i përfoluri është gjyqtari kryesor Martinez Munuera.

Munuera u gjend në qendër të kritikave për shkak të penalltisë që i dha Real Madridit në mes të pjesës së dytë. Ai tregoi pikën e bardhë sepse mendoi se Lenglet po e tërhiqte Ramos mjaftueshëm për të marrë atë vendim, përcjell lajmi.net.

Munuera e mori vendimin pasi shqyrtoi regjistrimin e VAR. Sot, spanjollët njoftuan se u shfaq audioja e bisedës midis Munuera dhe njerëzve në dhomën VAR nga ai moment.

Asistente e VAR ishte Maria Sanchez Martinez e cila i tha Munueras që të mos gjykojë një penallti sepse nuk ka elementë të mjaftueshëm për një vendim të tillë. Por më pas ai vendosi të akordojë një penallti pa dëgjuar kolegët e tij.

Një nga ndihmësit në fushë i sugjeroi gjithashtu Muneras që në atë situatë ishte Ramos ai që bëri faull, jo Lenglet, pasi spanjolli e tërhoqi së pari nga fanella mbrojtësin e skuadrës vendase. Sidoqoftë, Munera i injoroi ata dhe mendoi se duhet të kishte një penallti

SHPËRNDAJE