Futbolli në Kosovë, gjithmonë, por, sidomos pas pavarësimit nga Jugosllavia, është kultuvuar, është mbajtur gjallë e është rritur, aq sa kanë qenë mundësitë, nga sport dashësit fanatik, të cilët kanë ndarë edhe pjesë nga familjet e tyre, për ta mbajtur gjallë futbollin, për të mbajtur gjallë entuziaznim, dëshirën e përkushtimin e sportdashësve, që të japin edhe djersën e fundit për këtë sport.

Të tillë kanë qenë Eroll Salihu, Afrim Tovërlani, Agim Ademi, Ertan Xhihiqi, Rexhep Abdullahu kryetar i FFK-së, i ndjerë, Agim Bytyçi, kryetar i parë i FFK-së 1991-1994, i ndjerë Abdullah Rafuna-futbollist, Bardhec Seferi-futbollist , të cilët jo rrallë u ballafaquan edhe me regjimin, e që donin që edhe këtë pore të jetës, të aktivitetit të rinisë shqiptare në Kosovë ta shuajnë, por, nuk ja dolën asnjëherë pasi që falë tyre, falë atyre djemëve në atë kohë, e sot zotërinjë, futbolli i Kosovës është në rrugën e duhur, është pa dyshim në drejtimin më të mirë të mundshëm, pasi që sot, cdo futbollist i kombëtares së Kosovës, cdo qytetarë shqiptarë jo vetëm i Kosovës, guxon të ëndërrojë se do të përfaqësohet në kampionate evropiane, e botërore, ballë për ballë Anglisë, Francës, Gjermanisë, Brazilit apo Argjentinës, e të provojnë që të nxjerrin me të mirën nga ndeshjet, duke mos kursyes as atomin e fundit të energjisë së secilit prej futbollistëve të Kosovës, kësaj Kosove që kemi ëndërruar.
Sot, 20 vite pas clirimit, 4 vite pas pranimit në UEFA, kur Kosova dhe djemt më të mirë të saj nuk po kursejnë asgjë në fushën e blertë për Dardanët, sigurishtë se edhe mund të ketë pakënaqësi, sigurishtë se tifozët në natyren e tyre janë të pangopur, shumë mirë që i kemi të tillë tifozët, sepse presioni të përmirëson, të bënë më të mirë, më kërkues tek individi por edhe tek grupi.
Në anën tjetër, si në cdo mjedis tjetër, edhe në futboll ka profiterë, ka të atillë që i bashkohen vallës vetëm atëherë kur “kallet atmosfera”, që janë të gatshëm të marrin sa më shumë që munden, por pa ja ditur se sa i lejohet, se sa ata duhet të ofrojnë për shoqërinë, ose se nëpër cka ka kaluar institicioni në fjalë, para se të rrezojë dielli. Të tillë, të neveritshëm janë elementet gryk-fyt, të pangopur, e gjithnjë të untë, të cilët dijnë vetëm të kërkojnë, po, dijnë edhe dicka tjetër, dijnë edhe të manipulojnë rezultate ndeshjesh, por, vetëm pasi që të sigurohen se në kompenzim marrin shuma të majme dhe me kusht që gjurmët të zhduken.

Pak a shumë në këtë stil, ditë më parë “tufa e ujqërve” iu kishte sulur FFK-së, duke kërkuar ende para, tamam sikur ujqit kur duan ta shqyejnë drerin.
është tjetra pastaj, është turp të gënjehet, ata kishin thënë se FFK nuk iu ka ndihmuar atyre që ta kalojnë krizën e pandemisë dhe se qenkan lodhur duke e sponzorizuar futbollin, madje edhe duke kërrcënuar se do të tërhiqemi nga futbolli, e në këtë pikë mu kujtua një thënie e kryetarit të Federatës së Futbollit boshnjak, kur në një moment kishte thënë “A mos po viejnë në federatë me i sjellë paratë e sponzorëve klubet kur po i marrin? Nëse nuk mundesh me mbijetu, nëse nuk mundesh me e menaxhu një klub, tërhiqu nga futbolli e lëshoja rradhën atyre që dijnë ta bëjnë më mirë se ti”
Si për ironi, si për ti demantuar këta burra që nuk dijnë tjetër veq të ankohen, paska reaguar FFK-ja, duke e publikuar edhe tabelën e ndihmës për klube të cilën ua paska bërë që në fillim të sezonit, secilit prej klubeve të SuperLigës, me cka do të duhej që ata zotërinjë përpara se të kërkonin ta shqyenin “drenushën”, të punonin e ta duan futbollin, ti duan tifozët, e të mos i kurrdisin ndeshjet, si rezultat i të cilave manipulime, sot tribunat e stadiumeve në Kosovë i mbushë vetëm kombëtarja e Kosovës dhe ekipet që e duan me të vërtetë futbollin, dhe ashtu duhet të jetë.

SHPËRNDAJE