Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Recica ka njoftuar ka diskutuar me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovën, Massimiliano Paolucci, lidhur me fillimin e implementimit të projektit të kësaj banke për mbështetje ndaj familjeve të varfëra në Kosovë, shkruan Gazeta Express.
“Në funksion të jetësimit të reformave tona, sot zhvillova një takim virtual me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovën, z. Massimiliano Paolucci dhe pjesën tjetër të ekipit të BB-së, ku diskutuam për reformat e ndërmarra nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me theks të veçantë për Reformën Pensionale dhe vazhdimin e Reformës së Asistencës Sociale. Në takimin e sotëm, bashkë me ekipin e Bankës Botërore diskutuam edhe për procesin e fillimit të implementimit të projektit të BB-së, në vlerë prej 10 milionë euro, që për synim ka mbështetjen e familjeve të varfëra në Kosovë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Postimi i plotë:
Në funksion të jetësimit të reformave tona, sot zhvillova një takim virtual me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovën, z. Massimiliano Paolucci dhe pjesën tjetër të ekipit të BB-së, ku diskutuam për reformat e ndërmarra nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me theks të veçantë për Reformën Pensionale dhe vazhdimin e Reformës së Asistencës Sociale.
Në takimin e sotëm, bashkë me ekipin e Bankës Botërore diskutuam edhe për procesin e fillimit të implementimit të projektit të BB-së, në vlerë prej 10 milionë euro, që për synim ka mbështetjen e familjeve të varfëra në Kosovë.
Z. Paolucci e falënderova për mbështetjen e madhe që ndër vite Banka Botërore i ka dhënë shtetit tonë dhe tani që po vazhdon të jep kontributin e saj, si në funksion të rimëkëmbjes ekonomike pas përhapjes së pandemisë, po ashtu edhe në mbështetje të procesit të reformave që kam ndërmarrë, si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale. /Gazeta Express/