Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryetarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Kurz e ka uruar Hoxhajn për kandidimin për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

Kancelari i Austrisë e ka siguruar Hoxhajn për bashkëpunimin e ngushtë dhe përkrahjen e tij dhe shtetit austriak për Kosovën.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka falënderuar kancelarin e Austrisë për urimin miqësor dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Austria i ka dhënë shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

“Sapo përfundova një telefonatë urimi dhe përgëzimi për kandidaturën time për kryeministër me mikun tim, Kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz. Biseduam për sfidat që kanë përfshirë shtetet tona dhe botën, me pandeminë dhe krizën e madhe ekonomike të shkaktuar. Kancelari Kurz më siguroi se Austria do të vazhdoj ta mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj të shtetndërtimit dhe rimëkëmbjes ekonomike. Ne jemi me fat që kemi miq si Austria dhe Kancelari Kurz. Vielen Dank für die Unterstützung!”, ka shkruar Hoxhaj në faqen e tij në Facebook.

SHPËRNDAJE