Nga komuna e Gjilanit i është kërkuar qytetarëve të kësaj komune që t’i paraqesin kërkesat për vlerësimin e dëmeve pas vërshimeve.

Nga kjo komunë është thënë se kërkesat mund të paraqiten përmes përfaqësuesve të këshillave të lagjeve e fshatrave, apo përmes Qendrës për Shërbim me Qytetarë, që nga nesër më 14 janar 2021.

Njoftimi i plotë:

Gjilani u kërkon qytetarëve të prekur nga vërshimet që t’i paraqesin kërkesat për vlerësimin e dëmeve

Komuna e Gjilanit kërkon nga qytetarët të cilët janë prekur nga vërshimet e fundit në zonat: afër lumit Stanishorka, Malishevë e Ulët, Livoç i Ulët e Livoç i Epërm, që t’i paraqesin kërkesat për vlerësimin e dëmeve.

Kërkesat mund të paraqiten përmes përfaqësuesve të këshillave të lagjeve e fshatrave, apo përmes Qendrës për Shërbim me Qytetarë, që nga nesër më 14 janar 2021.

Ndryshe, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka formuar Komosionin për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet e fundit, më 11 janar 2021.

SHPËRNDAJE