Një sërë reagimesh ka ngritur një sondazh i publikuar në një television dhe i kryer nga kolegji Riinvest i Armend Mujës, ku së fundi ka aderuar në VV.

Madje e kanë konsideruar të pa logjikshëm, pa kurrfarë mbështetje shkencore dhe thjeshtë një mashtrim electoral.

Analisti dhe opinionisti Agon Maliqi ka thënë se “disa media kanë vendosur kredibilitetin e tyre në vijën e parë të frontit” duke publikuar sondazhe të tilla.

Ky është postimi i plotë i tij:

“Shpresoj që me këtë rast, fryma populiste dhe delegjitimuese ndaj institucioneve, që e ka karakterizuar opozitarizmin e derisotëm, mëson me i respektu sondazhet dhe votën qytetare si instrumente të demokracisë, edhe nesër kur u dalin numrat keq. Kompanitë e anketave dhe televizionet e kanë vendosur kredibilitetin e tyre në vijë të frontit dhe duhen përgëzuar për guximin, por edhe ta paguajnë koston e gabimeve. Ky është një zanat ku edhe gabohet, me ose pa qëllim, por edhe ku mund të zbulohet diçka që mund të duket kundërintuitive. Elita e deritashme politike me gjasë nuk është e vetëdishme për mllefin që e ka prodhuar me arrogancën dhe babëzinë e vet. Mbetem skeptik për thellësinë e ndëshkimit elektoral dhe për alternativën, por e kish pasë të veten edhe një përmbysje e përmasave historike, thjesht sepse kish me e shpërthy këtë fluskën populiste që po ushqen iluzione të rrezikshme. Mezi po e pres ditën kur ky popull, që krejt fajin do me ua lanë politikanëve që i ka zgjedh vet, do të zbresë më në fund në tokë nga qiejt moralizues dhe do ta shohë veten dhe Kosovën në pasqyrë”.

SHPËRNDAJE