Kandidatja më e re, por jo edhe me më pak përvojë në politike nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, znjsh. Ardita Rrahmani së fundi, pas konfirmimit të mbështetjes për përfaqësim si nga Kacaniku, ashtu edhe nga qendra, ka filluar vrullshëm takimet me qytetarët, sidomos me të rinjë, duke provuar të shpalosë idetë e saja për rininë e Republikës.
Rrahmani së fundi në profilin e saj në facebook ka postuar disa pamje me drejtorin e shkollës së mesme atje, nga ku ka dalë si ndër më të sukseshmet jo shumë vite më parë, duke vazhduar studimet me nota të larta në Universitetin e Prishtinës.
Ardita me anë të postimit të saj në facebook ka shprehur nderë e përgjegjësi mbi supet e saja për detyrën që ka marrë, por shprehet e vendosur që besimin që pret ta marrë ditën e zgjedhjeve, ta përdorë në mënyrë sa më racionale në të mirë të shtetit tonë, të cilin sipas saj në dorë e kanë rinia të cilën Republika e Kosovës e ka aq të mirë e të shëndoshë.
Ja postimi i plotë i Rrahmanit:
NGA VATRA QË NA EDUKOI!
Nder, krenari dhe përgjegjësi.
Si ish-nxënëse e Gjimnazit “Skënderbeu”, e kësaj vatre që më edukoi, është kënaqësi e veçantë të marr uratën edhe për udhëtimin tim tutje. Nga kjo shtëpi jona, ku rrugën e dijes së pafundme e kanë trasuar të gjithë mësimdhënësit, të rënë e të gjallë, pa u kursyer asnjëherë, të frymëzuar me krenari dhe nën emrin e Kryeheroit.
Gjej rastin të falendëroj secilin nga ta për kontributin e vazhdueshëm, edhe nën betim, për të nxjerrë gjenerata e gjenerata, që do t’i sherbejnë vendit dhe lirisë së Atdheut, me nder dhe dashuri.
Sot, me drejtorin e Gjimnazit, z. Ibush Vishi, për të cilin kemi respekt të jashtëzakonshëm, uruam që herën tjetër të takohemi, pse jo, edhe si deputete, por edhe për frymën e kultivuar parlamentare, për çka jemi edukuar edhe në Gjimnazin “Skënderbeu”.