Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për listën e Lëvizjes Vetëvendosje që po kandidojnë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Hoti thotë se brenda listës së VV-së ka gjithçka vetëm për të fituar një grusht votash.

“Personat që është e pakuptimtë që të qëndrojnë në një listë. Ke gjithçka brenda një liste vetëm për të fituar një grusht votash.

Është një listë që sic ka ndodh edhe në të kalumen. Copë-copë do të bëhen këta njerëz sepse nuk ka logjikë. Një parti politike e mban bashkë një lloj mendësie, ndërsa këtu nuk e keni kështu”, tha Hoti në Rubikon.

Kujtojmë se Qeveria Hoti ka rënë pasi aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese ku e shpalli të pavlefshme votën e deputetit të Etem Arifi. Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 14 shkurt, ku Avdullah Hoti do të jetë kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së.

SHPËRNDAJE