Ish analisti Armend Muja javën e kaluar kishte aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje, ku ishte prezentuar nga liderit i kësaj partie, Albin Kurti.

Albin Kurti e kishte dërguar Armend Mujën që të nominohet si kandidat për deputet nga Qendra e LVV-së në Mitrovicë, por që nga disa aktivistë të kësaj partie nuk ishte pritur mirë.

Kjo vërehet edhe nga njoftimet që jepen nt faqen e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, ku ai në shumicën e tyre nuk shihet duke folur, por mbetët nën hijen e fjalimeve të kandidates për deputete nga Mitrovica, Arjeta Fejza.

Ndaj një njoftimi të bërë sonte nga Vetëvendosja e Mitrovicës për mbajtjen e disa tubimeve në fshatrat e Shalës, ka reaguar edhe motra e Armend Mujës.

Ajo në pjesën e njoftimit në Facebook për këto tubime, motra e tij e ka publikuar një foto të Armend Mujës ngritur në këmbë duke mbajtur fjalim, duke shkruar në koment “Po ua plotesoj fotot!”.

SHPËRNDAJE