Shkruan: Kujtim Sadriu

Preshevarët që duan Preshevën e që jetojnë në Kosovë duhet ta marrin shembull Naser Pajazitin, se si duhet dhe si ruhet Presheva dhe interesi kombëtare në këtë trevë.
Në përjashtim të përndjekurve politik nga shteti, e që këtyre ju mungon aroma preshevare me vite.

Juristi Naser Pajazit, prind i katër fëmijëve me punsim në Kosovë i cili udhëton çdo ditë nga 130 km për të ruajtur nderin e interesin preshevarë paralel me atë kombëtar.

Edhe pse pati mundësinë për ti laguar katër fëmijët e tij në Kosovë, ai nuk e bëri duke mos zvogëluar numrin e nxënësve në shkollat shqipe, që nënkupton që edhe mësuesit, arsimtarët e profesorët mos të ngelin pa punë, dhe Presheva të ketë gjalëri.

Preshevarët që nuk kanë probleme me shtetin, nuk kan nevojë ta vajtojnë Preshevën me lot e krokodilit nga Gjilani, Prishtina e gjetiu, por, kanë nevojë për ta marr shembull Naserin e sakrifikuar veten e për ta ruajtur nderi, kombin e Preshevën.

Atdheu është toka e juaj, ku flitet gjuha që flet edhe ti, ku je i rrethuar me njerëzit që ndajnë historinë tënde. Atdhe është ajo tokë, të cilën shumë të tjerë në këtë botë nuk e kanë dhe do të jepnin çdo gjë për ta pasur atë.

P.S Preshevarë që jetoni në Kosovë, prishne pak rahatinë që mos të mbetet Presheva si një oaz në shkretirë.

Të lumtë Naser, je shembull!

* Naseri është Noter, jurist profesional në Komunën e Vitisë.

SHPËRNDAJE