Lyoni dhe Clermont i ndanë pikët në ndeshjen e kësaj xhiroje në Ligue 1 pas barazimit 3:3.

Ekipi Clermont duhet t’i falënderohet futbollistit kosovar, Elbasan Rashanit për pikën e fituar, shkruan Gazeta Express.

Rashani realizoi dy golat e fundit të ndeshjes, për t’ia mohuar pikët e plota vendasve.

Fillimisht ai shënoi në minutën e 80-të për 3:2, pastaj në 90+1 shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin.

SHPËRNDAJE