Ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e veriut, Bojan Mariçiç sot tha se nuk është biseduar me autoritetet kosovare për transferimin e mundshëm të të dënuarve në rastin Kumanova.

Mariçiç tha se Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshje dhe se ka rrugë ligjore që një gjë e tillë të ndodh, por që për momentin nuk ka ndonjë vendim konkret.

“Nuk kemi biseduar për një gjë të tillë. Nuk mundem tani të them asgjë. Ne kemi marrëveshje për një mundësi të tillë me Kosovën, për një transfer të tillë. Megjithatë për momentin nuk ka asnjë vendim”, deklaroi ministri Mariçiç./Alsat M

SHPËRNDAJE