Kryetar i Mitrovicës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune në zgjedhjet e 17 tetorit, Agim Bahtiri, ka publikuar një video ku shihet duke ecur në sheshin e Mitrovicës me kandidatet për asambleiste nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai thotë se ecja nëpër qytet është matja më e saktë për një kryetar, kjo pasi që qytetarët i duartrokasin dhe thërrasim emrin e tij.
Postimi i Agim Bahtirit:
Ecja nëpër qytet është matja më e saktë për një kryetar!
Faleminderit Mitrovica ime!