Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila po u bën thirrje qytetarëve që të mos ngrohen me energji elektrike, ka treguar se ajo vetë ngrohet me ngrohje qendrore, shkruan Express.
“Ngrohje qëndrore të përbashkët të banesës”, ka thënë Rizvanolli, kur është pyetur nga Klani se me çka ngrohet ajo vetë.
Por, jo të gjithë e kanë fatin të ngrohen sikur Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Janë shumë kosovarë që nxehen me rrymë gjatë dimrit.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka dalë dje me një manual për kursimin e energjisë elektrike, në një kohë kur e gjithë bota po përballet me krizë energjetike.
Në manual thuhet se 40 përqind e energjisë elektrike që konsumojmë vjen nga ndriçimi.
E për të kursyer energjinë, Qeveria bën thirrje që t’i fikni dritat kur dilni nga dhoma, t’i zëvendësoni poçat elektrik me ata me eficiencë të lartë (LED), të shfrytëzoni dritën natyrore gjatë ditës dhe të vendosni senzorët e efiçiencës.
Bëhet thirrje edhe që pajisjet elektrike që konsumojnë më shumë energji, siç janë: rrobalarësja, enëlarsja dhe hekuri për hekurosje të përdoren mes orës 22:00 dhe 07:00, atëherë kur tarfifa e ulët është 57 përqind më e lirë se tarifa e lartë.
Në fund të manualit, kërkohet edhe edhe që të shfrytëzoni racionalisht ujin e ngrohtë, të mos i lini ndezur pajisjet elektrike kur nuk i përdorni dhe të përdorni enëlarëset dhe rrobalarëset të mbushura plotësisht.