Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në bastionin e kësaj partie, në Skenderaj për t’i uruar punë të mbarë kryetarit Fadil Nura.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se rikthimi i Partisë Demokratike të Kosovës në udhëheqjen komunale në Skenderaj është garancë për fillimin e një modeli qeverisës zhvillimor e transformues dhe me perspektivë për të gjithë.

“Kryetarin Nura dhe ekipin e tij, të cilët veçse kanë filluar të punojnë në përmirësimin e shërbimeve publike dhe po planifikojnë zbatimin e projekteve të rëndësishme, i përgëzova për vendosmërinë dhe angazhimin në jetësimin e programit të tyre. Mirënjohës ndaj qytetarëve të Skenderajt që treguan se PDK është në zemrën e Skenderajt, përherë unike dhe e pandashme.”, shkruan Krasniqi.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=435829157915820&id=100044662171388&sfnsn=mo

SHPËRNDAJE