Gjatë muajve të fundit, në vazhdimsi dhe me kurreshtje kemi raportuar për futbollin në përgjithësi, e sidomos për futbollin e femrave, ku kemi parë një përkushtim të shtuar të FFK-së, por edhe të presidentit Ademi në vecanti, ku në secilin rast ka përmendur me përkushtim të shtuar vullnetin me të cilin po angazhohet në zhvillimin e futbollit të femrave, e në këtë kontekst, vlenë të theksohet ndër të tjera edhe paga e vecantë të cilën ka vendosur që FFK tua ndaje secilës futbolliste femer që luan në klube rrespektive vendore.
Në kuadër të këtij përkushtimi, të gjithë e kemi parë edhe shkarkimin e fundit të selektores së femrave javën e kaluar, pas shkarkimit edhe të selektorit të Kosovës A të meshkujve muaj më parë. Pra, e kemi lexuar si një përpjekje e Komitetit Ekzekutiv për të i dhënë edhe më shumë sesa aktualisht zemër e shpirtë grupit, në mënyrë që të pretendojmë për rezultate më të mira.
Në anën tjetër, me tone idhnake, e me një urrejtje personale të pashpjegueshme, e kemi parë ish-selektoren e Kosovës duke vjedhur mllef mbi presidentin e FFK-së z. Agim Ademi e KE, nga të cilët e me pëlqimin e të cilëve deri në largim, sipas burimeve tona, kishte marrë pagë afër 2 000 euro.
Ndoshta ekzistojnë prapaskena të cilat edhe nuk i dijmë ne si media, por, nga ajo që kemi parë në atë emision sportiv, gjithcka ka mundur të jetë përpos një ndershmëri e histori e këndshme bashkëpunimi, e themi këtë pasi që është e pa pranueshme një selektore e një përfaqësuese në një media, menjëherë pas shkarkimit për mungesë rezultatesh, të dal e të thotë se nga dita në ditë e kam pritur burgosjen e presidentit të federatës.
Turpi vazhdon tutje ku flitet për mungesë të kushteve e përkushtimit, e në anën tjetër e ka të pamundur, me siguri, të e mohojë se kanë qëndruar nëpër hotelet më luksoze të vendit kur janë grumbulluar.
Në anën tjetër, i kontaktuar nga “Presheva Jonë” pasi nje reagimi te tijin ne profilin e tij personal te facebookut, z. Gani Musliu një kontribues i vecant i futbollit kosovarë, e sidomos në vecanti i futbollit të femrave, kur ka qenë krucial kontributi i tij në prurjet e disa vajzave tek ekipi kombëtare, e që zonja trainere nuk e përmendi në asnjë moment, duke i marrë të gjitha meritat për vete, madje duke shprehur keqardhje për femrat, thuase me daljen e saj po i vuhet “dryni” kombëtares së femrave, thua se pas largimit të sajë, më do të shuhet futbolli, e që do kujtuar zonjës së futbolli as nuk ka filluar, e as nuk do të përfundojë me të, Kosova dhe vashat e Kosovës do të rrugëtojnë suksesshëm e pa u ndalur deri në korrjen e rezultateve pozitive, për dallim të kësaj që kemi parë deri sot.
“Unë e kuptoj punën vullnetare, për atë edhe nuk e kam përmendur, nuk kam folur kurrë, por, meqë e nderuara e paska marrë aq afër zemrës largimin e sajë nga selektorja e Kosovës, më detyron të flas e të tregoj për kontributin tim, për të cilin ajo asnjëherë nuk e mori mundin të më falemnderojë, për vajzat të cilat ia kam ofruar Kosovës së femrave”. “Eshtë turp të i mvishet largimi presidentit Ademi i cili cdo ditë po sjellë inovacione në futbollin vendorë, një vendim të cilin e ka marrë Komiteti Ekzekutiv si rezultat i punës së dobët, rezultateve të dobta, Kosova më nuk e ka lluksin të kënaqet vetëm me pjesëmarrje nëpër kompeticionie, por kërkojnë edhe rezultate të cilat i meritojnë të gjitha ato vajza me plot vullnet” është shprehur z.Musliu.
z. Musliu e ka komentuar edhe figurën e legjendës tonë Fadil Vokrri, ku ka thënë se ne si Kosovë kemi pasur dy figura historike, njërën politike Dr. Ibrahim Rugovën, e tjetrin sportiv Fadil Vokrrin, por që sipas tij, pas vehte nuk kanë lënë trashëgimtarë që po i nderojnë prindërit, pasi që sikurse fëmijët e Rugovës, ashtu edhe të Fadil Vokrrit, kanë zgjedhur të rreshtohen kundër bashkëpuntorëve të prindërve të tyre. “Më vjen keq ta them, por, dy figurat historike që ka pasur Kosova, Rugovën si figurë politike si dhe Vokrrin si figurë unifikuese sportive, asnjëri pas vehtes nuk ka lënë trashëgimtarë që trasojnë rrugën e prindërve, duhe mos vazhduar së punuari ngusht me bashkëpuntorët e prindërve të tyre”, është shprehur Musliu.

“Ka qenë një zhvillim skandaloz gjatë ndeshjes kundër Holandës, kur më vie turp ta them, por për t’i favorizuar futbollistet e kombëtares së Kosovës nga klubi Mitrovicas, janë anashkaluar prurjet nga diaspora jonë që luajnë nëpër klube prestigjioze. Do të duhet të tregojë selektorja se si për shkak të një ndeshje në gara evropiane që kishte klubi nga MItrovica, në pjesën e dytë i nxorri vashat e këtij klubi, ku ky realisht do të duhej të paraqiste vërtet një skandal, pasi që ekipi kombëtarë lihet në dorë të dytë, e që z. Ademi do të duhej pas kësaj ndeshje të vepronte e të shkarkonte komplet selektoren bashkë me stafin përcjellës, por kjo nuk ndodhi atëherë, mirë që ndodhi tani. Ka pasur edhe plot raste tjera kur vashat tona që luajnë në diasporë më kanë shprehur keqardhje për mungesë profesionalizmi edhe në komunikim, e ku disa herë kanë hezituar edhe të i bashkohen kombëtares për shkak të kësaj qasje jo profesionale. Një tjetër dukuri negative që shpresojmë që me sjelljen e selektores së re në kombëtare do të eliminohet është edhe ajo që pos përkëdheljes se futbollistëve që i kanë njohur të ligës së Kosovës, vashat janë ankuar edhe për nivel shumë të dobët të të stërviturit, ku shpesh kanë thënë se me këtë intensitet stërvitjesh, as u14-shet nuk do të duhej të trajtoheshin”, ka përfunduar z. Musliu.

SHPËRNDAJE