Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se Rusia do të jetë gjithmonë e gatshme për dialog, pavarësisht se forcat ruse kanë nisur sulm ndaj Ukrainës.

“Fatkeqësisht, miqtë tanë perëndimorë nuk e respektojnë ligjin ndërkombëtar, duke tentuar ta shkatërrojnë atë dhe të promovojnë atë që e quajnë ‘rend të bazuar në rregulla’”, ka thënë Lavrov për agjencinë shtetërore të lajmeve, Ria Novosti, raporton REL.

“Ne kemi pasur diskutime intensive dhe të detajuara me kolegët tanë amerikanë, dhe anëtarët tjerë të NATO-s”, ka thënë ai.

Lavrov ka thënë se Rusia do të jetë “gjithmonë e gatshme për dialog, që do të na kthejë te drejtësia dhe parimet e kartës së Kombeve të Bashkuara”.

SHPËRNDAJE