Futbolli në Kosovë e ka muajin më të rëndësishëm në katër vitet e ardhshme, kjo pasi që do të vendose nëse do të vazhdohet të implementohen projektet e nisura për zhvillimin e futbollit, apo do të shkojmë drejt të panjohurave që do të i mësojmë rrugës, e që është pak e mundshem, kjo pasi që po shohim se presidenti aktual z. Agim Ademi po gjenë përkrahje të madhe si në publik, ashtu edhe nga ata që janë marrë tërë jetën e tyre me futbollin, cka nënkupton se është vlerësuar puna e z. Ademi dhe se kërkohet vazhdimsi.

Në një bisedë për “Presheva Jonë”, ish-futbollisti e traineri i famshëm kosovarë z. Afrim Tovërlani ka thënë se me dëshirë nuk do të ishte futur në këtë amulli debatesh, por shkurt ka thënë se kemi të bëjmë me ndeshje interesash të pastërta dhe se kjo nuk ka asnjë shpjegim tjetër.
“Kjo amulli e krijuar nuk ka asnjë emër tjetër pos interes, gjithcka që thuhet, nga kushdo që thuhet për federatën, ka të bëjë me një interes të caktuar. Ku ishin këta që po flasin tani, pse nuk kanë folur deri sot? Këtu po dëshirohet të krijohet një amulli, një mjegull, por ne jemi vend i vogël si Kosovë dhe njihemi mirë mes vete, secili e din për secilin sa vlenë”, është shprehur Tovërlani.

SHPËRNDAJE