Gazetari i njohur i sportit të Kosovës, Artan Muhaxhiri, ka reaguar ndaj akuzave që ka bërë Agim Kasapolli gjatë mbrëmjes së sotme në T7.
Muhaxhiri përmes llogarisë së tij në “Facebook”, ka thënë se paska edhe njerëz “n’oborrin tonë” me mendësinë e serbëve…
Ky është postimi i Muhaxhirit pa ndërhyrje:
Deri sonte kam menduar që vetëm Komiteti Olimpik i Serbisë dhe Federatat Serbe nuk na njohin…
Paska edhe njerëz “n’oborrin tonë” me mendësinë e serbëve…
Ka disa herë që ky zotëri ofendon lëvizjen olimpike, njerëzit e punëtorët sportivë.
A është edhe Federata e Xhudos sipas teje e paligjshme dhe a i kemi “ilegale” edhe medaljet olimpike?!