Gani Musliu, refer me një karrier të kënaqshme i cili jeton e vepron në Zvicër, por edhe një kontribues i madhë i futbollit për Kosovën, sidomos për futbollin e femrave, ku deri sot ka sjellë një numër të madhë të talenteve të cilat ia ka afruar kombëtares së femrave të Kosovës, në një bisedë për “Presheva Jonë”, ndër të tjera ka folur për zhvillimet e fundit në federatë të futbollit të Kosovës, për pritshmërit që kanë sipas tij talentët e rinjë në raport me zhvillimin e futbollit këtu, në këtë kuadër, z. Musliu flet për avancimin e futbollit me metoda bashkëkohore si në organizim dhe menaxhim të federatës, ashtu edhe në programe speciale për futbollistët e futbollistet, të cilat duhet të aplikohen profesionalisht, në mënyrë që të mund të jemi konkurues me atë që kërkohet sot në futbollin bashkëkohorë.
z. Musliu i ka komentuar dy figurat që kanë mbetur në rrethin e ngushtë për zgjedhjet e 6 prillit, duke thënë se për kryetarin aktual nuk ka se cka të komentoj, pasi që të gjithë e kanë parë punën e tij, angazhimin e tij enorm, jo vetëm në punët që i ka me detyrim, por edhe duke ju ofruar ekstra shërbime futbollistëve që kanë pasur vështirësi të ndryshime, ku e përmend një rast të një futbollisteje që kishte problem me pasaportë në aeroport në Gjermani, e ku personalisht është marrë me këtë qështje z. Ademi dhe e ka zhblloku situatën dhe ka vazhdu futbollistja rrugën për Kosovë, punë kjo me të cilën nuk është i detyruar të merrë direkt presidentit, por për shkak të përkushtimit që ka ndaj futbollit, z. Ademi është angazhuar personalisht.
Në anën tjetër e kemi Gramozin, djalin e legjendës Fadil, për të cilin z. Musliu thotë se sigurisht se ka rrespekt për atë se djali i kujt është, por, në garë për të parin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Gramozi e ka vetëm këtë përparësi në raport me z. Ademi.
“Më vjen keq, por unë mendoj se kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës duhet të jetë dikush që mund t’i japë vazhdimësi projekteve të nisura, të cilat ndoshta dikush me qëllim po i mbyllë syt, por duke ta themi hapur, futbolli në Kosovë po evoluon, në Kosovë po punohet me rregulla strikte të rekomanduara nga UEFA dhe FIFA, unë nuk e di se si dikush mundete me i mohu gjërat e tilla që po ndodhin atje. Nuk ka askush asgje kundër z. Vokrri, ama është rrezik që në krye të FFK-së të vije dikush që mohon punët që janë bërë deri sot, pasi që me mendësi inatesh, mund të iu ndryshohet kahja trajektores pozitive të filluar në futbollin kosovarë. Po e them, z. Gramoz Vokrri edhe mund të jetë kryetar i FFK-së në të ardhmen, por jo duke mohuar punën e bërë deri tani”, ka përfunduar z. Musliu.

SHPËRNDAJE