Një polemikë në distancë ka ndodhur mes zyrtarëve në komunën e Gjilanit, z. Kushtrim Kadriu nga Lëvizja Varta si dhe z. Ali Arifi nga vetvendosje. Në lidhje me padinë e ushtruar ndaj z. Arifi, ka njoftuar vetë z. Kadriu duke thënë se është kërrcënuar me jetë, por që sipas tij, asnjë kërrcënim nuk mund ta ndalë.
Reagimi i z. Kadriu:
Për mua, ka filluar të bëhet e zakonshme që të kërcënohem me jetë për shkak të qëndrimeve dhe aktiviteteve të mia politike. Më janë bërë me dhjetëra kërcënime të tilla nga njerëz që janë të lidhur me politikën.
Mbrëmë më erdhi kërcënimi më i ri, kësaj rashe nga hiq më pak se drejtori i Urbanizmit në Gjilan, nga VV- ja, Ali Arifi, vetëm pse kam reguar ndaj një gjesti tij të pahijshëm foshnjor, ku në mbledhje të drejtorëve mbllaçitë çamçakëz dhe pasi i tërhiqet vërejtja, sikur të ishte një parashkollor ai në sy të gjithëve e ngjet çamçakëzin nën tavolinë.
Në vend se ti vie turp nga gjesti i tij, ai merr guximin të më kërcënojë, thua që unë i kam faj që ai me gjithë ato vjet që i ka nuk i di as sjellet elementare të një të rrituri.
As ky kërcënim, sikurse edhe ato të mëparshmit nuk do të ndalin përkushtimin tim për të qenë zëri i qytetarëve dhe për të punuar për të mirën e përgjithshme.