Në emisionin sportiv të njërit prej televizioneve nacionale në vend, mbrëmë është diskutuar përvec zhvillimeve të gjiros së fundit të ligave vendore, gjithashtu edhe për ngjarjen më të rëndësishme të futbollit vendor që pritet të mbahet ditën e mërkurë, kur preisdenti aktual i FFK-së z. Agim Ademi pritet që të marrë besimin e delegatëve për të vazhduar edhe për një mandat ti prijë zhvillimit të futbollit në vend.
E derisa është “kënduar” kënga e njejtë e monotone e opozitës së në federatë kanë ndodhur ndër të tjera edhe suspendime e largime nga puna e disa personave aty, ka ndërhyrë z. Haxhiu i cili ka thënë se për mendimin e tij më ato largime vetëm se është pastruar futbolli nga persona jo kompetet, duke u plotësuar me çika e djem të ri e profesional për të kontribuar në mënyrë më efikase në futboll.
Në anën tjetër, do kujtuar se prej se kanë filluar angazhimet e të rinjëve në FFK, ne në vazhdimsi jemi pjesë e programeve të UEFA e FIFA, cka i ndihmon vendit të përfitojë nga këto institucione shuma të rëndësishme të parave, të cilat po e masivizojnë futbollin në vendin tonë.