Ka qenë data 3 dhjetor e vitit 2020, kur Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së kishte vendosur që në nën-qiellin e shqiponjave, në Tirana National Arena me një kapacitet prej 21 690 ulëseve të luhet një finale e madhe, që shqiptarët të jenë nikoqir të finales së një gare evropiane. Një qytet i vogël si Tirana, me një stadium me kapacitet as sa gjysma e stadiumeve që ofrojnë Parisi, Londra, Madridi, Roma, Stambolli apo kryeqendrat tjera, përfundimidimisht do të nderohet me një “dhuratë” kaq të madhe nga UEFA.

Por si erdhi deri tek ky vendim, si funksionon UEFA, a jepen si lëmoshë këto ekskluzivitete, apo duhet punë e madhe, sakrificë e negociata pafund? Mesa duket është kjo e fundit, pasi që Tirana as nuk është super kryeqytet, as nuk ka dicka speciale, përveq punës së palodhur e vullnetit të madhë të atyre që merren me futbollin.
Kështu u diskutua edhe në studion televizive të “EuroNews Albania” ku të ftuar ishin Gerti Çarçani, gazetar, Rexhep Kasni, drejtues i Shoqatës së Operatorëve Turistik si dhe z. Gazmend Malo, drejtor i marketingut në FSHF.
z. Çarçani ndër të tjera tha se jemi me fat që në krye të FSHF-së e kemi një personalitet si z. Duka, kjo pasi që Tirana si kryeqytet jo që nuk ka ndonjë përparësi, por, përveq stadiumit me kapacitet të vogël e që nuk i shkon përshtati këtyre ndeshjeve ku kërkohet më shumë prezencë e publikut, duhet ta themi se në realitet pengesë do të ishte edhe qështja e aeroprtit, të cilin Tirana e ka e që nuk i plotëson kushtet as për së afërmi për të mikpritur evente të këtill. Ai gjithashtu ka lavdruar edhe kryeministrin e Shqipërisë i cili sipas tij e ka nuhatur “katastrofën” që po pasonte si rezultat i tentim ndërhyrjes së kryebashkiakut të Tiranës, në ato skandalet me audio incizime, për cka z. Çarçani thotë se e shpëtoi këtë finale, e cila ishte afër të humbej.
Pra, të pranishmit në studio ranë dakord se këto të mira si në promovim të Tiranës e Shqipërisë në prag të hapjes së sezonit turistik, janë ekskluzivisht si rezultat i punës së palodhshme të z. Armando Duka, i cili ka arritur që në organet e UEFA-së e FIFA-së të gëzojë autoritet të shtuar.

SHPËRNDAJE