Pasneser, ne kuader te kualifikimeve per Ligen e Kampioneve luhet ndeshja mes kampionit te SuperLiges se Kosoves, Ballkanit dhe Zhalgirisit te Lituanise

Perveq emocioneve qe do te dhuroje ne fushen e blerte, kjo ndeshje ka ngjallur edhe debat jashta fushes, e kjo per shkak te dy futbollisteve serb te cilet jane ne rradhet e ekipit Lituanez. Fjala eshte per Ivan Tatomiroviq dhe Nemanja Ljubisavljeviq rreth te cileve jane ngritur disa pikpyetje nese do te udhetojne me ekipin per ne Prishtine, apo do te bien pre e presionit per te bojkotuar ndeshjen kunder nje ekipi kosovare, siq zakonisht dijne te bejne bashkepatriotet e tyre, duke u munduar ne cdo forme ta nençmojne shtetsine e Kosoves.

E ne lidhje me keta zera, redaksia jone e ka kontaktuar klubin Lituanes te cilet jane pyetur nese kane informacione per zera refuzues nga futbollistet e tyre per te udhetuar ne Prishtine, e nese po, si do te vepronte klubi ne ate rast.

Prej klubit lituanez jane pergjigjur ne menyre tejet profesionale dhe kane mohuar keta zera, duke thene se eshte dicka e padegjuar nga ta.

“Ne nuk kemi informacione te tilla, as nga klubi e as nga futbollistet. Nuk e kemi asnje koment ne lidhje me pretendimet. Ne jemi te fokusuar dhe ne pergatitje vetem per ndeshje futbolli dhe asgje tjeter”, jane shprehur prej ekipit Zhelgiris.

Kujtojme se jo rralle kane ndodhur skandale te ngjashme qe vetem serbet dhe Serbia din ti beje, sikur qe eshte edhe rasti i miqesores ser Cervena Zvezdes me ekipin rus Sochi, ne kohen kur e gjithe bota, te gjitha federatat kane vendosur sanksione kunder Rusise dhe ekipeve ruse.

SHPËRNDAJE