Përkundër vështirësive nëpër të cilat kalon futbolli në vendin tonë, nuk ndalojnë përpjektjet për të arritur një nivel të kënaqshëm, të paktën në ato drejtime ku ka mundësi. Një pjesë të punës e bënë Federata e Futbollit të Kosovës, një pjesë të punës e bëjnë edhe vetë klubet, me mundësitë që i kanë, duke u munduar që djemve dhe vajzave që e kanë pasion futbollin, t’i ofrojnë mundësi e kushte përditë e më të mira.

Duket se një mision të tillë, në Kosovë më së miri po e përmbushë klubi i qytetit të Besianës, pra FC Llapi, fusha e të cilit lë shumë pak për të dëshiruar, kjo pasi që mirëmbajtja atje është në nivel të shkëlqyeshëmm aq sa nuk e besojmë se ka ndonjë fushë në Ballkan, pop o e kemi seriozisht, nuk ka ndonjë fushë në Ballkan e cila mund ta ketë barin në këtë nivel.

Po ju prezantojmë disa fotografi, ku mund të bindeni, e pse jo edhe ta vizitoni edhe personalisht, duke e ndjekur ndonjërën nga ndeshjet kur Llapi luan si nikoqir, pra në shtëpinë e vetë.

Shikojini fotot dhe binduni:

 

SHPËRNDAJE