Wolfsburgu ka dërguar skautë në ndeshjen e fundit të këtij viti të Luzernit për ta vëzhguar nga afër Ardon Jasharin.
Sipas tabloidit gjerman “Bild”, klubi gjerman, së bashku me rivalin Hoffenheim, i kishte prezentë zyrtarët e tij në fundjavë për ta parë Jasharin në duelin e fundit para se të grumbullohej me Zvicrën për Botërorin e Katarit, përcjell “Gazeta Express”.
20 vjeçarit iu shpërblye paraqitja e shkëlqyeshme me ekipin zviceran për ta fituar një ftesë nga selektori Murat Yakin për “Katar 2022”.
Ai ishte zgjedhur lojtari i muajit shtator në ligën elitare zvicerane.
Lojtarin shqiptar po ashtu qe një kohë është duke e vëzhguar edhe Arsenali.
Krahas Jasharit, në Botërorin e Katarit do të marrin pjesë edhe dy lojtarë shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.