Luli Berisha, i pari i “Dardanëve” te Kosoves, ms ane te nje postimi te tijin ne facebook, ka qene shume i ashper per zhvillimet e fundit ne futbollin vendore, rrespektivisht per nje “lufte” te hapur e te pa deklaruar qe MKRS duket se e ka filluar kunder FFK-se dhe z. Ademi.
Berisha ka paralajmruar nder te tjera edhe protesta te ashpra rrugeve te kryeqytetit nga te gjithe tifozet te cilet perfundimisht kerkojne stabilitet ne futboll, e jo presion e tensione te perditshme, ku pastaj pak po i lihet hapsire zhvillimit te futbollit ne vend.
Ja postimi i Lulit:
Të dashur miq,
këto ditë kemi pa si MKRS ka fillu me i ba disa lëvizje që munden me pas pasoja t’randa për futbollin. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit po dëshiron me e vendos në pikëpyetje licencimin e Federatës së Futbollit të Kosovës për arsye që po kam problem me i kuptu.
Zyrtarët në krye të shpisë së futbollit janë delegu n’pozita prej vet njerëzve të futbollit me vota e jo prej Ministrisë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ministri Çeku me udhëzime t’reja po çon selame se qysh nuk ka me u licencu FFK pa u kry ni landë gjyqësore që vetë MKRS e ka dërgu.
Diçka që bjen në kundërshtim me Ligjin e Sportit. FFK si OJQ i aplikon politikat e veta, e jo politikat që gatuhen në kuzhina tjera.
Kjo s’osht kurgja tjetër veç ni përzierje direkte në autonominë e federatës. Për këtë far rrëmuje MKRS rrezikon me bajtë barrën e përgjegjësisë për çdo dënim që ka me vujtë futbolli jonë prej instancave ndërkombëtare si FIFA dhe UEFA. Faturën e dënimeve për kokëfortësi të tyre si ministri kanë me vujt klubet, kombëtarja dhe krejt njerëzit që po investojnë në futbollin tonë.
Kish me qenë ma e udhës ndoshta me u marrë me projekte vitale infrastrukturore që janë trasformu në gërmadha si stadiumet në Mitrovicë dhe Gjilan. Po jepen afate kohore qe dy vjet e asni punë s’po qitet në dritë.
Kështu që hiqni dur prej ndërhyrjes në çashtje autonome sportive sepse s’osht aspak e lejume nga FIFA dhe UEFA sipas krejt atyre që i njohin këto procese.
Paralajmëroj se kanë me u organizu protesta në nivel të tifozëve dhe kemi me u mobilizu në forma tjera deri kur këta njerëz t’nalen duke i fut durt në gjanat që nuk i takojnë.