Burka (peçja) nuk do të ndalohet në Zvicër (La burqa ne sera pas interdite en Suisse) është ky shembulli i radhës i demokracisë dhe tolernacës i këtij vendi..këtë lajm sot e transmetojnë pos agjencisë informative zvicerane (ATS) edhe ne mbarë shtypin zviceranë. Këshilli i Shteteve, të hënën ka pohuar se ishte e kotë të nxjerrë ligje për “ferexhe” (mbulojë) , siç kërkohej nga një mocion nga Oskar Freysinger, njofton agjencia informative komnbëtare “Presheva Jonë” nga Gjeneva
Gjenevë, 5 mars
Veshjet me burka, që hasen sidomos tek femrat në transportin publik, nuk duhet të ndalohet në Zvicër. Këshilli i shteteve e ka varrosur në mënyrë të heshtur të hënën ketë mocion nga paralementari meqë sipas Dhomën e kantoneve, nuk ka asnjë përputhshmëri me legjislacion.
Problemi është i parëndësishëm, të paktën në aspektin e shifrave, argumentoi ministrja e drejtësisë dhe policisë (DFJP) znj. Simonetta Sommaruga. Sipas ketij departamenti jo më shumë se 150 femra sot bartin burkat në Zvicër që haset sidomos tek turistet.