Me anë të një letre ngushëllimi, i pari i Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armando Duka i ka shprehur keqardhjen e tij për humbjen e jetës së djaloshit të ri nga Mitrovica, futbollistit të Trepca-s, Erion Kastrati.
Në letrën që z. Duka ia ka dërguar homologut të tijë në Kosovë, z. Agim Ademi, shprehë dhimbjen e thellë të tijin personal, por edhe të të gjithë komunitetit të futbollit në Shqipëri, për cka i ngushëllon si presidentin Ademi, ashtu edhe klubin e sidomos familjen, për humbjen e së pari një djaloshi të ri, e pastaj edhe një futbollisti të ardhshëm.