Avioni privat i Elon Musk bëri 134 fluturime në vitin 2022, sipas përdoruesit që drejton një llogari në Twitter që ndjek lëvizjet e tij.
Jack Sweeney, studenti i kolegjit që filloi të gjurmonte aeroplanin në vitin 2020, përpiloi shifrat për Gulfstream G650ER të miliarderit, shifra e të cilit është N628TS. Megjithatë, të dhënat nuk tregojnë nëse Musk ishte në bord.
Musk ka të ngjarë të ketë përdorur avionin e tij privat për të fluturuar në Katar për të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës të futbollit në dhjetor, treguan të dhënat. Avioni gjithashtu bëri udhëtime në Brazil, Francë, Itali, Greqi, Norvegji, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Telegrafi.
Fluturimi i tij më i gjatë, i regjistruar më 18 korrik, ishte nga Mykonos, Greqi në Austin, Teksas. Musk ka të ngjarë të ketë qenë në bord pasi u fotografua në Greqi dy ditë më parë, ndërsa fluturimi më i shkurtër i avionit zgjati rreth gjashtë minuta dhe të dhënat tregojnë se ai mbeti në aeroportin e Long Beach, e e tërë kjo lëvizje mund të ishte bërë për të ripozicionuar aeroplanin.
Sipas statistikave, destinacionet më të shpeshta përfshinin Los Anxhelosin dhe Austin dhe Brownsville në Teksas.
Në dhjetor, Musk kërcënoi se do të padiste Sweeney për postimin e vendndodhjes së tij, duke thënë se kjo kishte vënë në rrezik djalin e tij dyvjeçar. Sweeney për Business Insider deklaroi se nuk ishte i shqetësuar nga kërcënimi i Musk.
134 fluturimet prodhuan 1,895 ton CO2, me kosto operative duke përfshirë shpenzimet e karburantit prej pak më shumë se 1,03 milionë euro (1.1 milion dollarë). Musk nuk iu përgjigj kërkesës për koment nga Business Insider