Sikur në cdo sferë ku teknoligja dhe avancimet tjera e kanë bërë të veten, njëjt ka ndodhur edhe në zhvillimet me futbollin, teknologji e re, rregulla të reja, të cilat kanë ndryshuar me kalimin e viteve nga qendra, nga UEFA e FIFA të cilat kanë bërë ndryshime për ta bërë sa më të bukur futbollin, sportin më të dëshiruar në botë, avancime të cilave nuk ka pasur se si t’i shmanget e Federata e Futbollit të Kosovës, si derivat apo anëtare e UEFA-së.
është pjesa e administratës apo e menaxherëve e trainerëve të grupmoshave, puna e të cilëve shihet vetëm kur nuk bëhet mirë, pasi që kur gjithcka shkon mirë, nganjëherë mendojme se gjërat e kanë gjetur rrjedhën e vetë dhe shkojnë vetvetiu, e që në fakt nuk është kështu.
Në të vërtet aty janë persona kompetent, të ri e të reja të përgatitur profesionalisht por edhe të trainuar cdo vitë, të bërë update me të rejat që kërkon FIFA e UEFA me anë të seminarëve apo trajnimeve të ndryshme, aftësi këto që i përfitojnë për t’i pasur në shërbim të gjithë sistemit të futbollit nën ombrellën e FFK-së, sikur klubeve, rajoneve ashtu edhe të direkt futbollistëve, saherë që kanë nevojë.
Alba Morina, udhëheqëse e departamentit të marketingut në FFK thotë se ndihet e privilegjuar që punon në një mjedis profesionisësh të fushës, por nuk ka lënë pa përmendur vështirësit që ka pasur në fillim për të ndjekur ritmin apo volumin e punëve që kërkon në aktivitet z. Ademi, nga bashkëpuntorët e tij.
Morina e cila në FFK është tash e tri vite, ka thënë se janë bërë punë shumë të mëdha, të cilat ndoshta edhe nuk shihen nga jashtë, por që do të theksonte sidomos sistemin VAR i cili është bërë për një kohë rekord prej gjashtë muajve, e se nuk ka qenë e lehtë e vërteton edhe fakti se disa vende të rajonit nuk e kanë përfunduar ende këtë proces.
“Për mua, ky është viti i 3-të në Federatën e Futbollit të Kosovë, një institucion ku bëhet punë e madhe dhe me ritëm shumë të ngjeshur. Puna përkrahë presidentit Ademi, për mua personalisht ka qenë shumë sfiduese në fillim, duke pas parasyshë energjinë që ai e ka dhe volumin e punëve që kërkon, normal që atë energji është dashur unë ta përcjellë në mënyrë që të përfundojmë projektet sic janë kërkuar, ku mund të them se nga detyrat që më janë dhënë, jam pjekur shumë profesionalisht.
Do kujtoja si projekt shumë të rëndësishëm VAR-in të cilin e kemi bërë në kohë rekord, për vetëm 6 muaj, si asnjë vend tjetër në botë, ku pavarësisht sfidave të infrastrukturës ja kemi dal, falë mbështetjes së presidentit Ademi i cili ka qenë aty për të na dhënë një dorë, kudo që kemi ngecur”.
Alba tutje tregon me humor sesi shpesh presidenti Ademi nuk të “ofron” alternativë” përpos mbylljen e punëve në afate rekorde, por edhe duke qëndruar afër për secilën vështirë.
“Do theksoja edhe projektin GPS i cili është realizuar shumë shpejt, sepse vizioni i z. Ademi është që klubet të ndjejnë dorën e federatës e që ka rezultuar me rritjen e nivelit të ligës tonë. Personalisht jam shumë me fat që punoj në një ambient të mrekullueshëm profesional, me një llojllojshmëri të karaktereve të projekteve, me shumë sfida që i japin shije punës tonë, e që në fund kur përfundojmë një punë, suksesi sigurisht se shijon më shumë. Së fundi falë përkrahjes së ideve tona nga Presidenti Ademi, që nga janari kemi filluar me kampanjën e SuperLigës, e cila është mundësi e mrekullueshme për promovimin e klubeve të futbollit dhe departamenti i marketingut do të ketë një kampanjë tjetër si dhe tri evente të mëdha vetëm deri në muajin Mars, e nuk do të mungojnë edhe aktivitetet në muajt në vazhdim”, thotë znj. Morina.
Sa i përketë pjesës ku Morina është e specializuar, pra fushën e marketingut dhe punës në të, ajo tregon me kënaqësi se sivjet FFK-së do t’i shtohen edhe shtatë sponzor të rinjë, e kjo sigurisht se vjen si rezultat i punë së madhe e zhvillimeve të mëdha.
“Duhet të theksojmë faktin se cdo departament i FFK-së dhe cdo zyrtar është direkt i lidhur me përgjegjësin te FIFA dhe UEFA, kjo na ka dhënë mundësinë që secili ta tregojë me transparencë profesionalizmin e tij, gjatë punës në administratë. Kemi ndjekur të gjithë specializime të ndryshme, varësisht nga departamenti, si dhe mbajmë kontakte të rregullta ditore me kolegët tanë në UEFA, për harmonizuar gjatë veprimeve tona por edhe jemi të monitoruar nga ta në cdo punë që bëjmë.
Ka qenë vet Presidenti i FIFA-së z. Infantino që ka dëgjuar prezantimin e detajuar për projektin FORëARD në Kosovë, ku ka mbetur i fascionuar në lidhje me atë që kemi arritur të realizojmë si FFK.
Pastaj mund të flasim për transparencën edhe në lidhje me sponzoret, të cilët e dijnë në mënyrë të detajuar dhe të dokumentuar se ku janë dedikuar mjetet, në cdo fundvit i thërrasim, tashmë është bërë traditë, ku Presidenti Ademi bashkë me KE iu prezantojmë punën që është bërë me kontributin e tyre dhe se sa është zhvilluar futbolli falë kontributit të tyre, falë kësaj, ne cdo vit kemi sponzor të rinjë, partner të cmueshëm të FFK-së, të cilët i kemi edhe përveq se të përgjithshmit, gjithashtu edhe të posatshëm për SuperLigën, Ligën e Parë, Ligën e vajzave, futbollin në shkolla, futsallin si dhe referët.
Nuk do të doja ta harroja pa e përmendur edhe projektin për sigurimet e futbollistëve, një e arritur kjo e cila iu jep siguri e rehati vetë futbollistëve. E për ta mbyllur për fund, për ju po shpalos një informatë të rëndësishme si udhëheqëse e departamentit të marketingut se sivjet kemi 7 sponzor të rinjë që na bashkangjiten në familjen e madhe të futbollit”, ka përfunduar Alba.
Me tone krenarie për punën që bën në FFK ka folur edhe Bajram Shala, prej komunikimit me publikut në FFK, i cili ka thënë se e konsideron veten me fat që është pjesë e futbollit, duke thënë se profesioni dhe pasioni janë kombinuar perfekt për ta bërë me kënaqësi punën në FFK.
“Fillimisht më duhet të them që e konsideroj veten me fat që jam pjesë e futbollit, përkatësisht e Federatës, për shkak se është dicka që e kam dashur gjithë jetën, që të jem afër në proceset të zhvillimit të këtij sporti, prandaj edhe kompinimi i profesionit dhe pasionit jetësorë janë kombinuar perfekt tek unë.
Pjesë e FFK-së jam për 7 vitë dhe normalisht që vit pas viti gjërat kanë ndryshuar dhe kanë ardhur duke u përmirsuar në cdo aspekt. Ka qenë anëtarësimi në UEFA e FIFA që ka krijuar kushte për zhvillim dhe profesionalizim në FFK në të gjitha drejtimet, poashtu edhe përgjegjësit janë tejet të mëdha, prandaj përmbushjen e këtyre detyrave nevoitet staf i përgatitur e që aktualisht është në FFK. Pjesëmarrja në ëorkshope të ndryshme të UEFA-së me raste edhe të FIFA-së, pjesëmarrja nëpër gara të ndryshme, zhvillimi i projekteve të ndryshme të cilat i kemi pasur, normalisht se na kanë profesionalizuar të gjithëve si staf në FFK. Këtu rrol të rëndësishëm ka luajtur edhe organizimi i mirë i brendshëm që ka ndihmuar tejet shumë, në mënyrë që stafi i FFK-së të aftësohet dhe të jetë në gjendje për të kryer me profesionalizëm detyrat e veta karshi dy shtëpive kryesorë të futbollit botërorë, UEFA-së dhe FIFA-së”, ka përfunduar Bajrami.
Sanije Krasniqi, selektore e U17 për femrat si dhe përgjegjëse për edukim në FFK
është shprehur shumë e kënaqur ndër të tjera për ndërtimin e kampit nacional në Hajvali, ku sic thotë Krasniqi, tani më i kanë mundësitë që të zhvillojnë të gjitha aktivitetet.
“Sa i përket sektorit të edukimit ku edhe jam përgjegjëse jam shumë e kënaqur, si me punën e administratës, ashtu edhe në terren apo në praktikë. Për të përcjellë ritmin e punës që kërkohet nga UEFA Dhe FIFA ne jemi të trajnuar pikërisht nga UEFA në Konventën e Trainereve, në mënyrë që edhe të zhvillojmë edukimin e trainëreve në Kosovës. Sdo të dëshiroja të harroj se ndërtimi i Kampit Nacional në Hajvali na ka lehtësuar shume punën tonë, për zhvillimin e përgatitjeve. Në anën tjetër, jemi duke avancuar mirë në fushën e edukimit të edukatoreve në UEFA, ku do të ndihmojë në përmirësimin e trajnimeve për trajnere në Kosovë, gjithashtu jemi duke punuar në bashkëpunim me UEFA, për fillimin e licensës A në pjesën e dytë të vitit 2023”, është shprehur znj. Krasniqi.
Ekziston një zinxhirë i mirë i bashkëpunimit tek të gjithë akterët në FFK, duke filluar që nga kryetari e deri tek secili anëtarë i administratës, ka thënë Rinor Havolli, menaxher i skuadrës U19.
Kushtet e ofruara nga FFK për reprezentacionin e U19 janë shumë të mira, sidomos pas aktivizimit të kampit nacional, ku më parë kemi pasur shumë vështirësi në organizimin e kampeve për shkak të kushteve infrastrukturore dhe mungesës së tyre. Ekziston një zingjirë i mirë bashkëpunimi përbrenda FFK-së duke filluar nga kryetari e deri te e gjithë administrata.
Do theksuar se duke pas parasyshë sa vonë jemi kyqur në garat e UEFA-së, mendoj që kemi bërë një arritje të suksesshme deri më tani, si në aspektin ekiporë të të gjitha ekipeve kombëtare, ashtu edhe personal tek puntorët e administratës, ku secilit prej tyre, FFK iu mundëson trajnime e shkollime në programet e UEFA-së dhe FIFA”, ka theksuar z. Havolli.
I kënaqur me kooperimin administratë – punë praktike është shprehur edhe Genc Mustafa, menaxher i ekipit U17, i cili thotë se efikasitetin në angazhimin e tyre e rritë bashkëpunimi profesional mes punës në administratë dhe asaj në terren, ku njëra nëse qalon, tjetra e ndien.
“Normalisht, cfardo kërkese apo informate për të cilën kemi nevojë, nga cilido departament, e kemi të plotësuar në kohë rekord, për cka u jam falemnderues kolegëve nga administrata. Pra kemi raporte të shkëlqyera mes departamenteve, ku nuk mungon asnjëherë mbështetje për njëri tjetrin, saherë që kemi nevojë. Kjo është një kulturë e mirë e punës të cilën e aplikon secili puntorë i administratës tonë dhe po na ndihmon shumë në zhvillim për secilën punë që e realizojmë”, është shprehur Mustafa.
Edhe Dardan Sadiku, pjesë e rëndësishme e administratës, realisht është dakord me atë që kolegët e tij kanë deklaruar, pasi që thotë se është i kënaqur me bashkërendimin e punëve në FFK, duke pohuar në fakt se është e vetmja mënyrë për të vjelë suksese.
“FFK ka marrë pjesë në trajnimet e organizuara nga FIFA në lidhje me platformat për regjistrimin dhe transferimin e lojtarëve FIFA TMS dhe FIFA Connect.
Të njejtat informacione i kemi përcjellur tek klubet tona duke organizuar trajnime dhe ëorkshope qdo vit.
Gjithashtu para fillimit të qdo sezoni, organizojmë trajnime për delegatët e ndeshjeve.
Tashmë kemi filluar projektin e digjitalizimit dhe decentralizimit të Lidhjeve Rajonale, ku tashmë shumë shërbime janë duke u kryer nëpër Lidhjet Rajonale përkatëse.
Gjithashtu, së bashku me shumë kolegë kemi përfunduar programin 9 mujor të UEFA-së CFM në lidhje me menaxhimin e federatave”, ka përfunduar z. Sadiku.
Ajo cka do të duhej të nxirej si përfundim është se FFK-në e presin punë të mëdha përpara, por, me punën e angazhimin e profesionistëve që janë në përbërje, asgjë nuk është e pamundur, sic është kampanja që është përfolur se do të fillojë së shpejti “Kosova në Evropian” e që komplet, secilin anëtarë të FFK-së do ta kërkojë në kulmin e detyrave, në mënyrë që ëndërrën e cdo kosovari ta bëjë realitet, duke e quar Kosovën në evropian.