Novak Gjokoviç po akuzohet sërish, dhe tani në Australian Open ku duket se ka thyer rregullat e turneut.
Janë shfaqur pamjet tenistit serb duke marrë pijen misterioze gjatë fitores së tij të mundimshme ndaj francezit Enzo Couacaud në raundin e dytë.
Ajo erdhi gjatë një ndeshjeje ku ai dorëzoi setin e dytë dhe kishte nevojë për një pushim mjekësor apo për të shtuar energjitë e tij në një pijë të dyshimtë, përpara se të shkonte drejt fitores
Ekipi i tij shihet duke vendosur një etiketë në shishen e ujit përpara se t’ia jepte një zyrtari të turneut për t’ia dorëzuar Gjokoviçit në fushë.
Ai shihet duke e lexuar me kujdes se çfarë shkruhej në etiketë kur mori shishen.
Pamjet kanë ngritur shqetësime se serbi dhe ekipi i tij mund të kenë thyer rregullat rreth suplimenteve të dyshimta që konsumojnë gjatë turneut.