Barcelona ia ka vënë syrin sulmuesit të Manchester Cityt, Julian Alvarez.
Sipas mediumit spanjoll “Fichajes”, presidenti Joan Laporta do ta përdorë krejt fuqinë e tij për ta sjell sulmuesin argjentinas në “Camp Nou”.
Alvarez së fundmi triumfoi në Kupën e Botës në Katar dhe i është rritur vlera pasi luajti përkrah Leo Messit.
Barça do të kërkojë informata nga kampionët aktualë anglezë rreth përfaqësuesit argjentinas.
Alvarez nuk është titullar i padiskutueshëm në ekipin e Pep Guardiolën dhe City do ta pranonte një ofertë të majme për shitjen eventuale të lojtarit.
Krahas argjentinasit, Barça e ka në shënjestër edhe ish-futbollistin e saj, Pierre-Emerick Aubameyang.