Bernë, 11 prill -« Rruges per ne pune, ne nje kiosk ne Gjeneve me ra ne sy nje gazete serbe «Vesti»…Thash me vete, si eshte e mundur ne Zvicer jane hiq me shume se 30 mije serbe dhe kane gazete, kurse ne jemi mbi 300 mije shqiptare, pa asnje gazete?!.. » ka shkruar ne fb e tij kolegu, redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Kosovare AIGLE
Ja si me poshte po e japim postimine tij në tërësi
Me shkoj mendja ta botoj ket shkrim ne mediat zvicerane, por per Zotin me vie turp dhe inati. Sikur te isha gazetar serb me gjithe qejf do e kisha botuar me tregu marifetin e shqiptareve!..
Dmth serbet kane kulture e ne jo, ata kane tredite e ne jo, ata e duan le shtypin e gjalle, e ne jo, ata jane te civilizuar e ne jo?.. Ata e duan gjuhen serbe e ne nuk e duam shqipen…
Mos te harrojne, dikur, pas luftes kishim 7 gazeta te perditshme ne gjuhen shqipe ne Zvicer, Evrope..atehere kur shfrytezonim diasporen duke abuzuar me lirine dhe clirimin e Kosoves…
Atehere kishte koxha fitim, kurse sot ska fitim, pra ska as gazeta ne shqip?! Dhe fajin ia lene here pandemise e here internetit, thuajse ne Serbi apo vendet tjera te civilizuara evropiane, madje edhe ne ato vende (Afrike) shume me te varfuara se Kosova e Shqiperia, spaska pas pandemi e as internet?! Jo jo, me falni ketu ska kurrefare justifikimi!
Jo vetem kjo, kur jemi ne keto krahasime, serbet ne Panairin nderkombetar te librit ne Gjeneve para tri jave ishin prezent me literature serbe, plote propagande, kurse libri shqip mungon?! Bile asnje abetetare?!..
Tana me thone disa kolege, pse je nervoz? Po ku mos me qenë, veq me plase nga inatit!
Kur na mungon kultura e leximit, na mungon gazetat, libri shqip ne kot flasim se ruajme rinine nga asimilimi apo ta ruajme shqipen!..
Ky fenomen i munggeses se gazetave ne gjuhen shqipe fatkeqesisht eshte prezent edhe ne Kosove. Kosova qe 5-6 vite ska gazete, eshte i vetmi vend ne bote qe nuk ka asnje gazete shqipe ne ket shekull (?!) kur dikur kritikonim e akuzonim Milloshevicin se po na mbyll gazetetat shqipe?! E sot jem bere me te keqinj se Milosheviqi, cka pas clirimit ne Kosove jane vrare edhe gazetat ne shqip! Atehere: Liria cfare emri paska?…
Kur mungon libri, gazeta ne shqip ne Zvicer, me cfara hamami ta ruajme kulturen dhe shqipen tone te bukur? Mos valle tuj shikuar filma ne Netflix apo me Tik-Tok. Turp! / LeCanton27.ch .